Raporti i Bankës Botërore: Në Shqipëri, inflacioni u krijua nga fitimet, ndërsa në rajon nga pagat
2023-10-31 15:29:19

Tirana (Foto Panorama)

Tirana (Foto Panorama)

Në raportin e publikuar nga Banka Botërore bëhet e ditur se forcimi i kursit të këmbimit në Shqipëri ka ndihmuar në uljen e inflacionit.

Sipas raportit, në disa vende të Ballkanit Perëndimor, rritja e fitimeve ishte xnitës i rëndësishëm i inflacionit, ndërsa në disa të tjera kanë qenë pagat, shkruan “Panorama”.

Në Shqipëri, fitimet u rritën nga mesi i vitit 2021, duke kontribuar mesatarisht 2.6 pikë përqindje në inflacionin e atij viti dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në vitin 2022, duke e shtyrë inflacionin me 7.7%. Kjo për arsye se pjesa e të vetëpunësuarve që fitojnë të ardhura të përziera që llogariten si fitim ka një peshë më të madhe në inflacion.

Nga ana tjetër, kontributi më i ulët i pagave (edhe për shkak të informalitetit) kufizon efektin e pagave në inflacion në Shqipëri.

Një rritje graduale e pagave rriti kontributin e tyre në inflacion nga viti 2022 dhe ishin nxitësi kryesor i inflacionit në gjashtëmujorin e dytë. (Fatosi)