“Daily Mail”: Riviera shqiptare, sekreti më i bukur i pushimeve në Evropë
2023-10-31 16:24:26

Ksamili (Foto Gazeta shqiptare)

Ksamili (Foto Gazeta shqiptare)

Riviera shqiptare është destinacioni sekret më i bukur i pushimeve në Evropë dhe gjithçka që duhet të dini për perlën e panjohur, Shqipërinë, shkruhet në një artikull të “Daily Mail”, përcjell “ATSH”.

Sipas gazetës britanike, riviera shqiptare është një destinacion për udhëtarët që kërkojnë një vendpushim me plazhe të mrekullueshëm, ushqim të shijshëm dhe trashëgimi kulturore magjepsëse, me një çmim të përballueshëm.

Riviera shqiptare ofron ujëra blu të pastër, plazhe me rërë dhe atmosferë të qetë.

“Nëse dëshironi diçka të mahnitshme me një çmim të përballueshëm prej 70 dollarësh (58 paund), ky është vendi ideal”,- shkruan ndër të tjera gazeta britanike. (Fatosi)