“Automobile Fair Albania”, kryebashkiaku Veliaj: I ka sjellë Tiranës shpejtësinë e transformimit dhe modernizimit
2023-10-31 14:41:45

Automotive Albania (Foto Facebook Drejtoria e Transportit Publik)

Automotive Albania (Foto Facebook Drejtoria e Transportit Publik)

Tirana është shndërruar në një pistë garash me makina, e cila mblodhi bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit, shkruan “RTSH”.

Në sheshin “Nënë Tereza”, u zhvilluan ditët e “Automotive Fair Albania”, ngjarja më e madhe për të apasionuarit pas automjeteve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se ky event i ka sjellë qytetit adrenalinën e garave me makina dhe u shpreh mirënjohës për organizatorët e panairit.

“Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë mbrapa skenës, për ata që e kanë kthyer qytetin në një arenë të vërtetë europiane. Jam vërtet krenar për cilindo që ka bërë kaq shumë përpjekje, ka dhënë kaq shumë energji, ka hedhur kaq shumë mund e ka duruar kaq shumë kohë për ta kthyer Tiranën në një histori suksesi dhe për këtë panair të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj. (Fatosi)