Ministrja Manastirliu: Me buxhetin e vitit 2024 synohet zgjerimi i “Sporti në shkolla”
2023-10-30 16:54:40

Ministrja Manastirliu (Foto Tirana Diplomat)

Ministrja Manastirliu (Foto Tirana Diplomat)

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në konferencën mbi sportin si motor zhvillimi, bëri të ditur se përmes buxhetit të vitit 2024 synohet zgjerimi i lëvizjes sportive, “Sporti në shkolla”, shkruan “ATSH”.

Ministrja Manastirliu garantoi se qeveria ka në fokus sportin, qoftë në kultivimin e talenteve të reja, ashtu edhe përmes motivimit të sportistëve elitarë.

Minisitrja tha se në Shqipëri janë më shumë se 26 federata që kontribuojnë për evenimentet sportive.

Komitetin Olimpik Shqiptar, duke u mbështetur nga qeveria, ka angazhuar mbi 10.000 nxënës, 700 skuadra dhe mbi 400 trajnerë, për t’u angazhuar në lëvizjen “Sporti në shkolla”.  (Fatosi)