Reduktohet numri i studentëve në Shqipëri
2023-10-30 16:28:06

Universiteti  (Foto Gazetasi)

Universiteti  (Foto Gazetasi)

Nga viti 2011-të e deri në këtë vit akademik, numri i studentëve që regjistrohen në vitin e parë në universitet ka rënë me 43%. Arsyet janë reduktimi i lindjeve dhe emigracioni i përqendruar te moshat e reja, shkruan “Panorama”.

Ky trend pritet ta çojë totalin e studentëve në 50-60 mijë në vitin 2033 nga rreth 120 mijë aktualisht.

Por, reduktimi është shoqëruar me përmirësim të orientimit për degët që ka treg pune.

Ekspertët e arsimit thonë se nuk është koha për panik, pasi ulja e numrit të studentëve duhet të shoqërohet me rritjen e cilësisë së studimeve. (Fatosi)