Tirana mirëpret në fund të nëntorit Samitin e 3-të të Diasporës
2023-10-30 16:10:18

Dita Arbereshe (Foto Rtsh)

Dita Arbereshe (Foto Rtsh)

Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për Samitin e 3-të të Diasporës, i cili, nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, do të zhvillohet në Tiranë më 22-23 nëntor, njofton “RTSH”.

Samiti do të fokusohet në diskutimet mbi të ardhmen sociale, politike dhe ekonomike të Shqipërisë.

Qëllimi i samitit është rigjallërimi i bashkëpunimit midis vendit amë dhe diasporës, duke theksuar rëndësinë e rolit të diasporës në të ardhmen e vendit dhe në përballjen me sfidat e sotme dhe të ardhshme.

Ftesa për pjesëmarrje i adresohet të gjithë shqiptarëve që janë pjesë e diasporës dhe që kanë dëshirë të kontribuojnë në të ardhmen e vendlindjes së tyre.

“Ejani të diskutojmë së bashku mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit”, shkruhet në njoftim nga ministria. (Fatosi)