Gjirokastra i bashkohet nismës botërore në mbështetje të refugjatëve
2023-10-28 15:57:24

Gjirokastra per refugjatet (Foto Atsh)

Gjirokastra për refugjatet (Foto Atsh)

Qyteti i Gjirokastrës iu bashkua nismës botërore në mbështetje të refugjatëve.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, dhe përfaqësuesi i UNHCR-së në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi, nënshkruan deklaratën e solidaritetit, përcjell “ATSH”.

Kryebashkiaku Golemi tha se gjirokastritët vazhdimisht kanë çelur dyert dhe zemrat, për të mbrojtur dhe strehuar në kohë të vështira të huajt që kanë pasur nevojë.

Ai përmendi rastin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, në më shumë se gjashtë dekada, ka ndihmuar që dhjetëra miliona njerëz të rifillojnë jetën e tyre. (Irma)