Nuk arrihet marrëveshja për zbutjen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë
2023-10-27 22:59:08

foto nga CFP

foto nga CFP

Sipas njoftimit të së enjtes të agjencisë AFP, komisioneri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell shpalli po aditë se liderët evropianë nuk arritën t’i bindin liderin e autoritetit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç për arritjen e një marrëveshjeje për zbutjen e tensioneve midis dy palëve.

Sipas njoftimit po këtë ditë të agjencisë ruse “Tass”, pas takimit në Bruksel me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidentin e Francës Emmanuel Macron, kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel, presidenti serb Aleksander Vuçiç shpalli se Serbia është e gatshme të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e këtij rajoni.