Forumi “Global Gateway”, kryeministri Rama: Shqipëria po përgatitet të bëhet pjesëe BE-së
2023-10-27 10:46:28

Foto nga RTSH

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në forumin “Global Gateway 2023”, nga ku deklaroi se Shqipëria po përgatitet për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

Sipas kryeministritt Rama, për të qenë anëtar i BE-së duhet të kesh nerva mjaft të forta, duhet të jesh mjaft i përgatitur për këtë rrugëtim që s’është i lehtë, shkruan “RTSH”.

“Ndërkohë, është dashuri e ashpër. Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë. E që kurrë, asnjëherë nuk do të sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd e ky është Bashkimi Europian”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar e konsideroi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian si martesën më të vështirë por që sipas tij ia vlen të kërkohet. (Irma)