Kryeministri Rama: Shqipëria pret për herë të parë Komisionin për Europën të OBT-së
2023-10-26 10:31:49

Foto nga RTSH

Pranverën e vitit 2024, Shqipëria do të presë takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjete sociale kartolinën e prezantimit të Shqipërisë si vendi pritës i këtij takimi, shkruan “ATSH”.

“Shqipëria do të presë për herë të parë takimin e shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit, i cili do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024”, shkruan Rama në postimin e tij.

Pak ditë më parë, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tha se rreth 40 ministra nga e gjithë bota do të marrin pjesë në Tiranë në mbledhjen e 70-të. (Elona)