Zgjatet sezoni turistik, INSTAT: Nga janari erdhën gati 8.3 milionë shtetas të huaj
2023-10-26 15:31:08

Foto nga VCG

Zgjatja e sezonit turistik përtej muajve tradicionalë të verës shtoi fluksin e vizitorëve të huaj në Shqipëri edhe në muajin shtator.

Të dhënat e INSTAT-it bënë të ditur se në shtator, në vend hynë 1.1 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, citon “ATSH”.

Ky është niveli më i lartë i hyrjeve të të huajve të regjistruar ndonjëherë në këtë muaj. Edhe për periudhën janar-shtator, shifrat tregojnë një rekord historik. Në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj,  29% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 9-mujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 8.294.600. (Elona)