Ministrja Denaj: Banka Botërore, 65 milionë euro për rritjen e aksesit në tregje për fermerët
2023-10-25 14:50:31

Foto nga rtsh

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka zhvilluar një takim me menaxherin e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, dhe përfaqësues të tjerë të Bankës Botërore.

Gjatë këtij takimi u prezantua marrëveshja e përbashkët për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, shkruan “ATSH”.

Ky projekt, me një financim prej 65 milionë euro nga Banka Botërore, ka në fokus promovimin e bujqësisë inteligjente për të përballuar sfidat klimatike, si dhe rritjen e aksesit në tregje për fermerët.

“Marrëveshja me Bankën Botërore për zhvillimin e bujqësisë shqiptare prej 65 milionë eurosh ka në fokus promovimin e bujqësisë inteligjente për të përballuar sfidat klimatike, si dhe rritjen e aksesit në tregje për fermerët, fuqizimin e sigurisë ushqimore, si dhe forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të analizuar ndikimet e politikave bujqësore”,- shkroi ministrja Denaj në “Facebook”. (Elona)