Kryeministri Rama: Nis zbatimi i projektit të ballinës ujore të Urës së Bunës
2023-10-25 11:44:42

Foto nga ATSH

Kryeministri Edi Rama informoi se ka nisur procedura e tenderimit për projektin e ballinës ujore të Urës së Bunës. Ndërsa ndau pamje nga ky projekt, Rama theksoi se është hedhur hapi i parë për zbatimin e tij dhe ka nisur tashmë procedura e tenderimit vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, citon “ATSH”.

Kryeministri Rama siguroi se ky projekt do të transformojë krejt hyrjen e qytetit të Shkodrës, që nga një hapësirë e keqtrajtuar ndër vite, do të kthehet në një nga zonat urbane më të bukura në vend.

Ndërtimi i Urës së Bunës u ra dakord në mbledhjen e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, që u mbajt më 27 shkurt 2023. Projekti parashikohet të kushtojë rreth 1.5 miliardë lekë dhe do të ndahet nga dy qeveritë.  (Elona)