Shqipëria mikpret Javën e Kombeve të Bashkuara
2023-10-24 12:59:33

Foto nga ATSH

Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, Shqipëria do të mikpresë Javën e Kombeve të Bashkuara, njofton “ATSH”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndarë të hënën në rrjetet sociale një video informuese mbi aktivitetet që do të organizohen në kuadër të kësaj jave.

Ajo vjen me ekspozita, koncerte, festa lokale, ceremoni çmimesh, panaire e takime mbi shoqërinë, barazinë gjinore, mjedisin, paqen dhe ngritjen e së ardhmes duke mësuar nga e shkuara.

Në kuadër të kësaj jave në të gjithë vendin do të organizohen aktivitete të ndryshme, me qëllimin për të shfaqur e promovuar një gamë të gjerë ndërhyrjesh të kryera nga agjencitë dhe programet e OKB-së në Shqipëri në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, donatorët, grupet e interesit dhe publikun.

Aktivitetet do të synojnë të adresojnë çështje kyçe që ndikojnë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe zotimeve të lidhura me to.

24 tetori, Dita e OKB-së, do të jetë momenti kryesor i Javës së OKB-së në Shqipëri 2023.

Aktivitete të shumta do të zhvillohen në sheshin “Skënderbej” për të treguar mbi rrugëtimin e marrëdhënies OKB-Shqipëri.

Ndërsa dita përmbyllëse e Javës së OKB-së do të zhvillohet në Shkodër, mbushur me aktivitete interesante e informuese.  (Fatosi)