Zhvillohet në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Artit të Grave
2023-10-24 14:54:05

Foto nga VCG

Në Galerinë e Arteve në Tiranë, në kuadër të tetorit rozë, të mërkurën do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Artit të Grave “Frida”, njofton “RTSH”.

“Në muajin e kancerit të gjirit, ne ndryshojmë në ngjyrën rozë për të shfaqur sensibilizimin tonë ndaj grave të prekura. Bashkohuni me ne, për të festuar fuqinë dhe rezistencën e grave në botën e artit”,- shprehen organizatorët e Galerisë.

Festivalit i janë bashkuar artistë nga rreth 40 shtete të botës.

Ata do të konkurrojnë me 150 vepra nga zhanre të ndryshme të artit.

Për katër artistët më të vlerësuar do të ketë edhe çmime. (Fatosi)