Në “Maratonën e Tiranës” mbi 4700 pjesëmarrës
2023-10-23 14:08:32

Foto nga rtsh

“Maratona e Tiranës” mirëpriti të dielën më shumë se 4700 pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës, të cilët morën pjesë në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km, ndërkohë që në garë u bashkuan edhe kategori si We Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve të fituesve të kësaj maratone, ku Kenia që për herë të parë u përfaqësua këtë vit në Maratonën e Tiranës, rrëmbeu 3 çmimet e para, u shpreh se Tirana, me evente të këtyre përmasave me pjesëmarrjeve të dhjetëra kombësive, ndihet si çdo metropol tjetër europian, përcjell “ATSH”.

Fituesit e këtij viti ishin: 42 km për femra, Natalia Semenovych, për meshkuj Ezekiel Kipkorir; 21 km për femra Luiza Gega, për meshkuj Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo; 10 km për femra Gresa Bakraci, për meshkuj Panagiotis Karaiskos; 42 km shqiptare Ilir Këllezi.

“Maratona e Tiranës” është eventi më i madh sportiv në kryeqytet, i organizuar për vitin e shtatë radhazi.

Maratona konsiderohet si një manifestim për një jetesë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. (Fatosi)