Anija ushtarake shqiptare “Butrinti” kap gomonen me 34 emigrantë në Egje
2023-10-23 14:21:22

Forca Detare shqiptare dhe anija “Butrinti” vijojnë kontributin e tyre në Egje, në sigurimin e ujërave territorialë të Aleancës, njofton “ATSH”.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi për një operacion të zhvilluar nga ekuipazhi shqiptar, që zbuloi një tjetër gomone me 34 emigrantë.

“Pjesë e misionit të NATO-s, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar konstatoi sërish një gomone me 34 emigrantë, mes të cilëve 10 gra dhe 1 fëmijë, nga Jemeni, Sudani dhe Siria”, informoi minitri Peleshi.

Gomonia dhe njerëzit në bord iu dorëzuan Rojeve Bregdetare turke dhe greke. (Fatosi)