Forumi Shqiptar në Malin e Zi mbështet programin e të mandatarit për kryeministër
2023-10-22 14:22:04

Foto nga ATSH

Forumi Shqiptar ka vendosur të mbështesë parimet programore të mandatarit për kryeminstër, Milojko Spajiç, për formimin e qeverisë, duke pranuar edhe pjesëmarrjen në të, bëri të ditur kryetari i komunës së Tuzit në Malin e Zi dhe i “Alternativës Shqiptare”, Nik Gjeloshaj, përcjell “ATSH”.

“Si subjekti politik më i madh i shqiptarëve në Malin e Zi, “Forumi Shqiptar” synon të vërtetojë përkushtimin programor të të gjithë subjekteve që e përbëjnë, se shqiptarët në Malin e Zi janë partnerë të vërtetë të të gjithë forcave demokratike pro perëndimore në rrugën e tij evropiane dhe euroatlantike”, thekson ai.

Sipas tij, marrja e këtij vendimi vijësohet me frymën demokratike pro perëndimore të vetë parimeve programore të mandatarit Spajiç, veçanërisht atyre që flasin për vendosmërinë për të qëndruar në rrugën drejt hyrjes në BE, me gatishmëri për harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Malit të Zi me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. (Irma)