Partitë në Malin e Zi nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë
2023-10-22 14:16:51

Foto nga ATSH

Liderët e 11 partive, që do të formojnë qeverinë e ardhshme, nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i ardhshëm dhe lideri i lëvizjes “Evropa tani” (PES) Milojko Spajiç, si dhe liderët e Demokracia e Re Serbe, Andrija Mandiç, Partia Popullore Demokratike, Milan Knezheviç, Demokrati Aleksa Beçiç, Partia Popullore Socialiste, Vladimir Jokoviç dhe Civisa Srgjan Paviçeviç, bën të ditur “ATSH”.

Dokumenti u nënshkrua edhe nga krerët e tre partive që përbëjnë Forumin Shqiptar - Nik Gjeloshaj, Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha, si dhe dy që janë në koalicionin Aleanca Shqiptare, Fatmir Xheka dhe Genci Nimanbegu.

Javën e ardhshme do të mbahet seanca e Parlamentit, ku do të zgjidhet kryesia e tij dhe qeveria e re.

Kryetar i ri i Kuvendit do të jetë Andrija Mandiç nga koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG), i cili do të sigurojë mbështetjen e pakicave për qeverinë.

Në qeverinë e re, PES do të ketë kryeministrin dhe 10 ministri, demokratët do të kenë postin e zëvendëskryeministrit  dhe katër ministri dhe PKSH do të ketë dy portofole.

Forumi Shqiptar do të ketë një post nënkryetar dhe një ministri. (Irma)