Ministri Mazniku: Bashkëpunim me Zvicrën për forcimin e mirëqeverisjes vendore
2023-10-22 14:13:55

Foto nga ATSH

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, zhvilloi një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, me të cilën diskutoi për vazhdimësinë e bashkëpunimit në forcimin e mirëqeverisjes vendore.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ministri Mazniku bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin lokal e rajonal, si dhe forcimin e kapaciteteve në zbatimin e praktikave për rritjen e eficencës energjetike.

“Gjatë një diskutimi mjaft të frytshëm me ambasadoren e Zvicrës, Ruth Huber, për vazhdimësinë e bashkëpunimit në forcimin e mirëqeverisjes vendore, zhvillimin lokal e rajonal si edhe forcimin e kapaciteteve në zbatimin e praktikave për rritjen e eficencës energjetike”, shkroi ministri Mazniku. (Irma)