Varka e parë kineze me karburant hidrogjeni përfundoi udhëtimin e parë
2023-10-13 18:45:25

Varka e parë kineze me karburant hidrogjeni përfundoi udhëtimin e parë në qytetin Yichang, në provincën Hubei të Kinës qendrore, duke shënuar përparim në aplikimin e qelizave të karburantit me hidrogjen në rrugët ujore të brendshme, citon “Xinhua”.

Duke u mbështetur te karburanti me hidrogjen për të siguruar energji, anija prodhon më pak emetime.

Krahasuar me anijet me lëndë djegëse tradicionale fosile, përdorimi i hidrogjenit pritet të zëvendësojë 103.16 tonë naftë çdo vit dhe të reduktojë emetimet e dyoksidit të karbonit me 343.67 tonë.

49.9 metra e gjatë dhe 10.4 metra e gjerë, anija ka një shpejtësi maksimale prej 28 kilometrash në orë dhe një distancë maksimale lundrimi prej 200 kilometrash.

Pas dorëzimit, ajo do të përdoret për transport, inspektim dhe përgjigje emergjente në rezervuarin e Tre Grykave dhe midis digave të Tre Grykave dhe Gezhouba, dy hidrocentralet kryesore në lumin Yangtze. (Irma)