Elbasani mikpret edicionin e 8-të të Festivalit Orkestrave e Harqeve
2023-10-10 10:28:24

Teatri Skampa mikpriti edhe këtë vit   takimin Kombëtar të Orkestrës së Harqeve. Për tre netë këtë  vit ky Festival bëri bashkë Orkestrat e Harqeve nga vendi dhe diaspora. Në festival morën pjesë 9 formacione, ansamble e orkestra, të cilave në këtë edicion iu bashkua dhe Orkestra e Shkupit. Në natën finale mori pjesë Orkestra e Elbasanit, por edhe instrumentisti virtuoz grek Panagiotis Limpanovnos. Këtë vit kryesoi Orkestra “Aleksandër Moisiu” e cila mori pjesë me simfoninë për orkestër harqesh të kompozitorit Shostakovich, u vlerësua me çmimin e parë nga një juri profesioniste, për nivelin e lartë artistik të interpretimit.

(Foto nga facebook)

(Foto nga facebook)

Elbasani mikpret edicionin e 8-të të  Festivalit Orkestrave e Harqeve

Festivali i Orkestrave të Harqeve, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, mbajti edicionin e tij të tetë në Elbasan. Teatri Skampa mikpriti edhe këtë vit  në takimin Kombëtar të Orkestrës së Harqeve artistët pjesëmarrës, për të gjithë artëdashësit e Muzikës së Dhomës. Festivali ka bërë bashkë Orkestrat e Harqeve nga Tirana, Korça, Shkupi, Vlora, Elbasani, etj.  Edhe pse mund të hasen  vështirësi për zhvillimin e eventeve kaq të mëdha, ky festival do e vazhdojë rrugëtimin e tij të kthyer tashmë në traditë, i cili përfundoi edicionin e tij të tetë. Drejtori i këtij Festivalit Blerim Narazani (Mjeshtër i Madh), është shprehur për mediat: “Çdo vit ka pasur një interes të jashtëzakonshëm dhe tashmë kemi mbërritur në edicionin e tetë të këtij festivali. Për çdo vit ka pasur prurje dhe risi, interpretues shumë të talentuar, ka pasur interpretime të veprave shqiptare dhe interpretime në orkestër”

Në edicionin e këtij viti Orkestra e Harqeve të Durrësit u shpall Orkestra më e mirë  e edicionit të 8-të të Takimit Kombëtar të Muzikës së Dhomës dhe Orkestrave të Harqeve që u zhvillua në Elbasan. Këtë vit kryesoi Orkestra “Aleksandër Moisiu” e cila korri sukses me simfoninë për orkestër harqesh të kompozitorit Shostakovich, ku u vlerësua me çmimin e parë nga një juri profesioniste, për nivelin e lartë artistik të interpretimit, por edhe për emocionet që përcolli te publiku. Por ky nuk ishte çmimi i vetëm në këtë edicion.

Dirigjenti i Orkestrës së Harqeve të Durrësit,  Petrika Afezolli është shprehur për mediat: “Orkestra jonë i grumbulloi të dyja çmimet e para. Çmimin e parë si soliste më e mirë, e fitoi violinistja Laura Llozi,e vlerësuar nga juria profesioniste dhe bashkëpunimi i saj me ne, është  një akt jashtë mase insifikativ”

Blerim Narazani Drejtor i Festivalit të Orkestrave së Harqeve Elbasan (Foto nga Facebook)

Blerim Narazani Drejtor i Festivalit të Orkestrave së Harqeve Elbasan (Foto nga Facebook)

Orkestra e Harqeve të Korçës e cila hapi siparin e këtij festivali është vlerësuar me çmimin e dytë në edicionin e -8-të të takimit Kombëtar, për të disatin vit rradhazi. Gjithashtu në natën e patë interpretuan instrumentistë edhe nga Shkupi e Tirana. Në natën e dytë interpretuan Orkestrat e Durrësit, Vlorës, dhe Orkestra Ndërkombëtare “Violina e Paqes”, për të vijuar në natën e tretë me qytetet e tjera.  Repertori ka patur rryma të ndryshme, ndër të cilat edhe muzikë shqiptare, ku instrumentistët e Korçës interpretuan veprën shqiptare “Dua më shumë Shqipërinë”.

Foto nga nata e tretë e Festivalit të Harqeve (Foto nga facebook)

Foto nga nata e tretë e Festivalit të Harqeve (Foto nga facebook)

Instrumentisti virtuoz grek Panagiotis Limpanovnos në natën e tretë të festivalit (Foto nga facebook)

Instrumentisti virtuoz grek Panagiotis Limpanovnos në natën e tretë të festivalit (Foto nga facebook)

E mbajtur për tre netë me radhë këtë  vit ky Festival, ka bërë bashkë Orkestrat e Harqeve jo vetëm nga vendi, por edhe diaspora. Festivali erdhi për adhuruesit e muzikës së dhomës, por edhe dëshira e madhe e  orkestrantëve pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora, ku morën pjesë 9 formacione, ansamble e orkestra, por ‘patentën’ e këtij festivali të muzikës së Dhomës e  mban qyteti i Elbasanit.  Në natën e tretë, në finale, mori pjesë orkestra e Elbasanit dhe instrumentisti virtuoz grek Panagiotis Limpanovnos. Edhe ky edicion për të katërtin vit rradhazi, u moderua nga Suela Demiri.

Sava Lena

Petrika Afezolli Dirigjent i Orkestrës së Harqeve Durrës (Foto nga facebook)

Petrika Afezolli Dirigjent i Orkestrës së Harqeve Durrës (Foto nga facebook)