Kinë: Centrali i energjisë së erës ultra i lartë lidhet me rrjetin elektrik në Xizang
2023-10-06 14:59:48

Centrali i energjisë së erës ultra i lartë në Rajonin Autonom të Xizang-ut të Kinës është lidhur me rrjetin elektrik me kapacitet të plotë, tha të mërkurën kompania ndërtuese e kësaj vepre, Korporata e Tri Grykave e Kinës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Turbinat e centralit, që gjendet në qytetin Zhegu të kontesë Comai, janë instaluar në lartësi që shkojnë prej 5 000 deri në 5 200 metra mbi nivelin e detit.

Në projektet e energjisë së erës, një central i ndërtuar në një lartësi prej 3 500 deri 5 500 metra konsiderohet ultra i lartë, sipas CTG-së.

Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i centralit është 72.6 megavatë (MW) dhe ai ka 25 turbina me erë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Centrali përdor turbina me një kapacitet njësie të vetme mbi tre MW për të rritur prodhimin e energjisë, prej të cilave kapaciteti më i madh arrin 3.6 MW.

Centrali i energjisë së erës do të prodhojë mbi 200 milionë kilovatorë elektricitet në vit, duke përmbushur nevojat e konsumit vjetor për energji elektrike të rreth 140 000 familjeve, theksoi CTG-ja.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas kompanisë, si centrali më i madh i energjisë së erës në një lartësi ultra të madhe në Kinë, ai mund të përmirësojë efektshmërinë e përdorimit të burimeve vendore të erës.