Festa 8-ditore e Ditës Kombëtare të Kinës ndez furinë e udhëtimeve dhe konsumit
2023-10-02 18:32:41

CFP

CFP

Përafërsisht një javë para Festivalit të Mesvjeshtës dhe festave të Ditës Kombëtare ishin më shumë se 6000 dhoma hoteli në dhe përreth vendit piktoresk të luginës Wangxian, shkruan “China Daily”.

I njohur për shtëpizat e tij buzë shkëmbinjve, të vendosura në qytetin Shangrao në provincën Jiangxi të Kinës lindore, zona ishte plotësisht e rezervuar për periudhën e pushimeve.

Autoritetet e vendit piktoresk kanë miratuar një sistem rezervimi në internet për të mbajtur fluksin ditor të pasagjerëve në rreth 25.000, për t'u ofruar turistëve përvoja më të mira udhëtimi.

CFP

CFP

Festivali i Mesvjeshtës dhe festa e Ditës Kombëtare do të zgjasin nga 29 shtatori deri më 6 tetor. Gjatë kësaj periudhe kinezët mund të shijojnë pushimet për udhëtime dhe argëtim.

Akademia e Turizmit në Kinë parashikoi se gjatë kësaj periudhe do të kryhen mesatarisht çdo ditë mbi 100 milionë udhëtime pasagjerësh në të gjithë vendin. (Fatosi)

CFP

CFP