MJK: Qeveria e ShBA-së, “përhapësi më i madh i dezinformatave në histori”
2023-10-01 17:20:10

Qeveria e ShBA-së është “përhapësi më i madh i dezinformatave në histori.” - tha të shtunën Ministria e Jashtme e Kinës, duke iu përgjigjur akuzave të Uashingtonit.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme hodhi poshtë një raport të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit të enjten, i cili akuzonte Kinën për gjoja investimin e miliarda dollarëve për "përhapjen e dezinformatave në mbarë botën".

foto: VCG

foto: VCG

Raporti në vetvete është dezinformim pasi keqinterpreton faktet dhe të vërtetën, thuhet në deklaratë. “Në fakt, janë ShBA-të që shpikën armatimin e hapësirës globale të informacionit”. Sipas zëdhënësit, qendra përkatëse e Departamentit të Shtetit të ShBA-së që ka sajuar raportin është e angazhuar në propagandë dhe infiltrim në emër të "angazhimit global".

foto: VCG

foto: VCG

Nga Operacioni Mockingbird, i cili korruptoi dhe manipuloi mediat e lajmeve për qëllime propagandistike gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, tek një shishkë me pluhur të bardhë dhe një video e inskenuar e "Helmetave të Bardha" të cituara si dëshmi për të zhvilluar luftëra agresioni në Irak dhe Siri në fillim të këtij shekulli dhe më pas tek gënjeshtra e madhe për të njollosur politikën e Kinës në Xinjiang, faktet kanë vërtetuar herë pas here se ShBA-ja është një "perandori gënjeshtrash" pafundësisht, vë në dukje deklarata e Ministrisë së Jashtme të Kinës. (Li Huailiang/Edmond)