Presidenti Xi Jinping i shpreh ngushëllime presidentit pakistanez pas një serie sulmesh me bomba
2023-10-01 17:04:25

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit të Pakistanit Arif Alvi pas një sërë sulmesh me bomba që ndodhën në Pakstan.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Xi tha se ishte tronditur kur mësoi për sulmin e rëndë me bomba në Pakistan, të cilat shkaktuan humbje të mëdha në njerëz dhe materiale. Në emër të qeverisë kineze dhe popullit kinez, Xi shprehu dhimbjen e thellë për viktimat, ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.

Xi theksoi se pala kineze kundërshton me vendosmëri terrorizmin e të gjitha formave dhe se Kina do të vazhdojë të mbështetë fuqishëm përpjekjet e Pakistanit për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë kombëtare.

Po atë ditë, edhe kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeministrit të qeverisë së përkohshme të Pakistanit Anwar ul Haq Kakar. (Li Huailiang/Edmond)