Xi thekson pjesëmarrjen aktive në reformën e OBT-së dhe hapjen me nivel të lartë
2023-09-28 16:52:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping theksoi përpjekjet për pjesëmarrje aktive në reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe përmirësimin e aftësive për hapje me nivel të lartë.

 

Në një studim në grup të Byrose Politike të Komitetit Qendror të PKK-së të zhvilluar të mërkurën, Xi vuri në dukje gjithashtu se OBT-ja është një shtyllë e rëndësishme e multilateralizmit dhe një fazë e rëndësishme për qeverisjen ekonomike botërore, duke shtuar se zbatimi i reformave të nevojshme të OBT-së është një konsensus i përbashkët dhe një prirje e përgjithshme.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Që nga hyrja në OBT 20 vjet më parë, Kina është bërë tregu më i madh i mallrave në botë dhe partnerja më e madh tregtare e mbi 140 vendeve dhe rajoneve, duke dhënë kontribut për gati 30 % të rritjes vjetore të ekonomisë botërore.

 

Xi u shpreh që në marrëdhëniet midis Kinës e OBT-së po ndodhin ndryshime historike, duke vënë në dukje se Kina është rritur gradualisht nga një ndjekëse pasive dhe përshtatëse aktive ndaj rregullave ekonomike e tregtare ndërkombëtare, në një pjesëmarrëse të rëndësishme në këtë fushë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai theksoi edhe nevojën për të krijuar një mjedis biznesi ligjor, të ndërkombëtarizuar dhe të orientuar nga tregu.

 

Sipas Xi Jinping-ut, duke e parë përparimin e pranimit në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit (CPTPP) dhe Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik Digjital (DEPA) si një mundësi, është e rëndësishme të stimulohet më tej potenciali i importit, të lehtësohet hyrja në treg, të nxitet zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit shumëpalësh e dypalësh dhe të rritet tërheqja e investimeve të huaja.