Kryeministri kinez: Hekurudha Xhakartë-Bandung, shembull i suksesshëm i modernizimit të bashkëpunimit rajonal
2023-09-07 14:33:31

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Hekurudha e Shpejtësisë së Lartë Xhakartë-Bandung në Indonezi është një shembull i suksesshëm i punës së përbashkët të vendeve në zhvillim të rajonit drejt modernizimit, tha të mërkurën kryeministri kinez Li Qiang kur inspektoi këtë vepër të bashkëpunimit kino-indonezian.

Kur mbërriti në stacionin Halim, Li u prit ngrohtë nga punonjësit kinezë dhe indonezianë. Ai dëgjoi raportin mbi ndërtimin e hekurudhës dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e vështirë të bërë nga ndërtuesit e të dy vendeve.

Kryeministri pastaj bëri një udhëtim provë dhe inspektoi ndërtimin e platformës në stacionin Karawang. Duke e quajtur hekurudhën me shpejtësi të lartë një rrugë drejt integrimit, hapjes dhe begatisë së përbashkët, ai tha se kjo hekurudhë jo vetëm do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis qyteteve, por gjithashtu do të nxisë optimizimin dhe përmirësimin e strukturës industriale dhe do të forcojë zhvillimin ekonomik përgjatë saj.

Hekurudha, që lidh kryeqytetin e Indonezisë Xhakartë dhe qytetin e katërt më i madh në Indonezi Bandung, është 142 km e gjatë dhe ka një shpejtësi të projektuar maksimale prej 350 km në orë.

Ajo është projekti i parë i hekurudhës me shpejtësi të lartë jashtë vendit që përdor sistemet, teknologjinë dhe përbërësit industrialë hekurudhorë të Kinës. "PT Kereta Cepat", një konsorcium i përbashkët kino-indonezian, është përgjegjës për investimin, ndërtimin dhe vënien në funksionim të kësaj hekurudhe.