Galaja e Mesvjeshtës e CMG-së për vitin 2023 do të organizohet në qytetin Yibin të Kinës
2023-08-16 20:56:33

foto: CMG

foto: CMG

Në qytetin Yibin të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore do të mbahet Galaja e Mesvjeshtës e CMG-së për vitin 2023. Skena kryesore e galasë gjendet në Parkun e Lumit Jance, pranë vendit ku bashkohen  lumenjtë Jinsha, Minjiang dhe Jance. Qyteti Yibin ka histori më shumë se 2200-vjeçare ndërtimi urban, mbi 3000-vjeçare në mbjelljen e çajit dhe prej më shumë se 4000 vjetësh në prodhimin e pijeve alkoolike.

foto: CMG

foto: CMG

Galaja e sivjetme për Festën e Mesvjeshtës e CMG-së do të fokusohet rreth pesë elementeve kulturore, të cilat përkatësisht janë poezia, pijet, hëna, uji dhe bambuja. Galaja do të promovojë kulturën kombëtare dhe do të tregojë elementet e qytetërimit kinez, si vazhdimësia, risia, uniteti, përfshirja dhe paqja. Në gala përfshihen si numra klasikë, ashtu edhe modernë, me një ndërthurje mes stileve artistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Shikuesit e moshave të ndryshme mund të gjejnë surpriza, ngrohtësi dhe emocione.

foto: CMG

foto: CMG

Galaja e sivjetme për Festën e Mesvjeshtës e CMG-së do të fokusohet rreth pesë elementeve kulturore, të cilat përkatësisht janë poezia, pijet, hëna, uji dhe bambuja. Galaja do të promovojë kulturën kombëtare dhe do të tregojë elementet e qytetërimit kinez, si vazhdimësia, risia, uniteti, përfshirja dhe paqja. Në gala përfshihen si numra klasikë, ashtu edhe modernë, me një ndërthurje mes stileve artistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Shikuesit e moshave të ndryshme mund të gjejnë surpriza, ngrohtësi dhe emocione. (Li Huailiang/Artan)