Kina jep 732 milionë juanë fonde në ndihmë të bujqësisë në zonat e prekura nga përmbytjet
2023-08-08 20:57:18

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale e Kinës u dhanë të martën 9 rajoneve në rang province fonde prej 732 milionë juanësh (rreth 101.4 milionë dollarë) për t'i ndihmuar të rifillojnë prodhimin bujqësor pas përmbytjes, si edhe për punët e ndihmës.

Pekini, Tianjin-i, Hebei, Shanxi, Mongolia e Brendshme, Jilin e Heilongjiang-u në Kinën Veriore dhe provincat bregdetare Zhejiang e Fujian në Kinën Lindore do të marrin fonde ndihme.

Edhe Grupi Bujqësor “Beidahuang” me seli të përgjithshme në provincën Heilongjiang, do të marrë fonde. (Fani)