Në malin e Trëndafilave në Sicili këndohet shqip
2023-08-08 10:38:46

Palazzo-Adriano (Foto Facebook)

Palazzo-Adriano (Foto Facebook)

Palazzo Adriano, fshati arbëresh ku u xhirua filmi i famshëm i Giuseppe Tornatore ‘Nuovo Cinema Paradiso’, ruan mallin për atdheun e të parëve dhe synon hapjen e një filiali të Universitetit të Vlorës për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje. Në këtë vend çdo vit në muajin gusht këndohet shqip  në malin e Trëndafilave, ku zhvillohet  Festivali 3-ditor i kinemasë si dhe disa aktivitete të tjera. Aktivitetet janë të shpërndara përgjatë  muajit gusht, nga ku nisin më 1 gusht, duke vijuar  me shfaqjen  e filmit si dhe inagurimi i muzeut u zhvillua më  4,5,6 gusht për të vijuar me aktivitete të tjera nga 13- 17 gusht.  

Çdo vit në muajin gusht një grup qytetarësh italianë, me prejardhje shqiptare, i ngjiten majës së Malit të Trëndafilave, me lartësinë 1.475 metra mbi Palazzo Adriano, një nga qytezat më të bukura arbëreshe të Siçilisë. Ata  kthehen nga ndodhet atdheu i të parëve Shqipëria,  andej ku lind dielli, pranë kryqit që kanë vendosur të parët në majë të malit  dhe së bashku këndojnë “O e bukura More”, vargjet e së cilës janë hymni i përbashkët i arbëreshëve kudo ku ndodhen.  Edhe pse vitet kalojnë,  numri i të rinjve që janë të pranishëm në këto aktivitete është  gjithmonë e në rritje. “Palazzo Adriano dhe traditat e tij nuk perëndojnë” shkruhet në posterin që kanë shpërndarë të rinjtë e të rejat e qytezës me 2 mijë banorë. Sipas  kryetarit të Shoqatës kulturore “Skanderbeg”, arbëreshi  Giacomo Cuccia, fatkeqësisht në qytezë e kanë humbur gjuhën e të parëve, por po përpiqen që të rinjtë të mos largohen nga vendlindja .

Giacomo Cuccia (Foto nga intervista për radio radicale)

Giacomo Cuccia (Foto nga intervista për radio radicale)

Regjisori i njohur italian, Giuseppe Tornatore zgjodhi pikërisht këtë vend për xhirimet e filmit “Nuovo Cinema Paradiso”.  Sallat dhe fasadat ku u është xhiruar filmi i autorit siçilian janë kthyer në muze të hapura, ndërsa në bashkinë e qytetit arbëresh edhe këtë vit do të rinovohen objektet që shërbyen për realizimin e vitit 1988. Gjithashtu në bashki ndodhet edhe një tjetër muze ku ruhen objekte të arbëreshëve të parë që u vendosën në  këtë qytezë, si kryqi, dhe veshjet tradicionale të të gjitha llojeve. Gjatë muajin gusht në këtë qytezë zhvillohet Festivali 3-ditor i kinemasë si dhe do përurohet edhe muzeu.  

Traditat arbëreshe në Palazzo Adriano (Foto Magaze.it)

Traditat arbëreshe në Palazzo Adriano (Foto Magaze.it)

Në studion e skulptorit Nicola Governali nga Corleone është realizuar dhe  skica e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, e cila do të derdhet në bronx dhe busti i Skenderbeut do vendoset në qendër të Palazzo Adrianos, për të mos harruar kurrë  preardhjen si dhe për të ruajtur traditat shekullore.

Për mediat kryetari i Shoqatës kulturore “Skanderbeg”, Giacomo Cuccia është shprehur:  

“Ky është një moment i pasur me ndjenja dhe me histori për ne. Ne jemi nga Palazzo Adriano, ku jemi një komunitet që quhemi “Rrethi Skenderbeg” në Siçili, ku bëjnë pjesë 5 qyteza  si Palacio, Piana, Contesa, Mezzojuso ku për fat të keq kemi humbur gjuhën tonë dhe jemi duke u munduar të ruajmë traditën dhe prejardhjen tonë Arbëreshe. Ju ftojmë të na vini e të na vizitoni ku qëndra e qytetit tonë është mjaft e famshme dhe gjatë muajit gusht do të kemi shfaqjen rreth filmit, muzeun tonë, si dhe mjaft informacione rreth traditës tonë, libra e të tjera. Do të shijojmë disa nga verërat shqiptare si dhe mjaft supriza të tjera”.

Ish presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Palazzo Adriano (Foto Telegraf)

Ish presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Palazzo Adriano (Foto Telegraf)

-Gjatë  muajit gusht arbëreshët presin t’i vizitojë  rektori i Universitetit të Vlorës, duke shpresuar dhe hapjen e një filiali universitar edhe në Palazzo Adriano. Kjo nismë synon hapjen e vendeve të punës në këtë  qytezë, një nga më të bukurat e Siçilisë. Vitet e fundit kjo bashki e Siçilisë e banuar nga komuniteti arbëresh është vizituar dhe nga ish presidenti Ilir Meta.

Pak histori

Palazzo Adriano në Sicili është një qytet dhe komunë me prejardhje Arbèresh, pjesë e Palermos, Siçili, Italia jugore.

E vendosur në zemër të Siçilisë në shpatet veriore të Monte delle Rose, pothuajse ekuivalente nga Palermo dhe Agrigento, është një qytet me origjinë Arbëreshë.

Edhe pse banorët e kanë braktisur përdorimin e gjuhës arbëreshe, banorët e qytetit ruajnë ritin bizantin në liturgjinë e tyre fetare.

(Foto nga  facebook)

(Foto nga  facebook)

Palazzo Adriano është më i njohur ndërkombëtarisht ku është xhirruar filmi fitues të çmimit Oscar , Cinema Paradiso.

Duke filluar në shekullin e 15-të, një grup shqiptarësh, Arbèreshë, u vendosën në zonat pak të populluara rreth Palazzo Adriano. Rënia e rezistencës së fundit shqiptare nën Skënderbeun pas pushtimit osman nxiti shumë shqiptarë të iknin nga Shqipëria.

Arbëreshët u vendosën në shtëpi të vogla të ndërtuara nga barinjtë dhe fshatarët. Gjatë gjithë shekujve, Arbëreshët e mbajnë kulturën e tyre të paprekur dhe vazhdojnë të flasin shqip. Në shekullin e 19-të, rrjedha e emigrantëve arbëreshë në drejtim të Amerikës Latine, USA, dhe Evropës, kështu në Palazzo Adriano u prenë lidhjet me shqiptarët që ishin në atdhe.

Edhe pse Pallati Adriano përkufizohet si "qytet i pakicës shqiptare" sipas Ligjit 482/99 ('Rregullat për mbrojtjen e pakicave gjuhësore historike'), gjuha Arbèresh nuk është më gjuhë e zakonshme brenda bashkësisë shqiptare dhe sot humbet. Gjuha shqipe vazhdon në lutjen dhe në liturgjinë e kishave që ndjekin ritin bizantin.

Sava Lena