Kina përcakton përparësitë për mbikëqyrjen e tregut të kapitaleve në gjysmëvitin e dytë
2023-07-26 20:42:09

foto/VCG

foto/VCG

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës u zotua të martën të vazhdojë të thellojë reformën dhe hapjen e tregut kinez të kapitalit, ndërsa përcaktoi përparësitë për mbikëqyrjen e këtij sektori në gjysmën e dytë të vitit, pas mbajtjes së mbledhjes së punës së vet të mesvitit nga e hëna deri të martën. Kjo pasoi angazhimin nga Byroja Politike, organ më i lartë vendimmarrës i Partisë Komuniste të Kinës, për të rritur mbështetjen me politika për ekonominë e vendit.

foto/VCG

foto/VCG

Në një deklaratë të publikuar pas simpoziumit të tij, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës theksoi se do të promovojë zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të ndërmarrjeve të platformave dhe do të mbajë kanale të qëndrueshme financimi për ndërmarrjet e pasurive të paluajtshme në tregjet e kapitalit.

Komisioni theksoi gjithashtu se do të bëhen përpjekje që aktivitetet e ofertës publike fillestare dhe rifinancimit të kryhen në mënyrë të rregullt, shkencore dhe të përshtatshme, si edhe të krijohet një ekuilibër ndërmjet tregut parësor e atij dytësor.

foto/VCG

foto/VCG

Më shumë shërbime të synuara do të ofrohen për strategjitë kryesore kombëtare të Kinës dhe funksionet e tregut me zbatim të ardhshëm do të përmirësohen. 

Këto masa synojnë të mbështesin rritjen e ekonomisë kineze e të sigurojnë qëndrueshmërinë e sistemit të saj financiar, dhe do të merren më shumë masa për thellimin e mëtejshëm të reformës dhe hapjes së tregjeve të kapitalit, tha komisioni.   (Fang Xiaoyu/Artan)