Samanta Gjeci, shqiptarja nxënëse ekselente në Itali
2023-07-07 15:17:55

Samantha Gjeci ( Foto Top Chanel)

Samantha Gjeci ( Foto Top Chanel)

Samantha Gjeci në një intervistë për Il Gazzettino, duke folur për veten ka thënë: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time”, tregon ajo.

Një marrëdhënie të  shkëlqyer Samantha ka krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.

Në intervistë Samanta 17 vjeçare ka folur për jetën në Itali dhe tregon se që e vogël ka mësuar dhe për këtë gjë vlerëson motrën  e saj, e  cila e ka ndihmuar.

Madje Samantha tregon që është disi e vështirë për të që t’i mbajë të gjitha notat 10-a dhe ndjen presion sepse nuk dëshiron që të zhgënjejë profesorët e saj, pasi ata kanë pritshmëri të larta për të. Sipas 17-vjeçares edhe pse ka qenë një studente e mirë gjatë gjithë viteve shkollore, beteja për t’i patur të gjitha notat 10-a, ka filluar që vitin e kaluar dhe është përpjekur që të mësojë fort.

Samantha Gjeci ( foto personale)

Samantha Gjeci ( Foto Top Chanel)

CMG: Samantha, je një studente dinjitoze. Si ndjehesh për këtë dhe vemendjen e medias  italiane?

Samantha Gjeci: Unë ndihem shumë e lumtur si çdokush nëse do të ishte në vëndin tim, por absolutisht që ndihem pak në siklet si një vazjë e rezervuar që jam që të gjithë të flasin për mua. Majde edhe intervsitat që jap më tingëllojnë të çuditshme pasi unë jam një natyrë më e rezervuar.

CMG: A të pëlqen të sfidosh veten?

Samantha Gjeci: Të sfidosh veten është e vështirë, shumë shumë,  mund të dalësh edhe nga të qenit në një ndjesi rehatie prej kohësh, e megjithatë mua më pëlqen kjo gjë tashmë, dua të jem në sfidë me veten dhe rrethanat e jetës së përditshme.

CMG: Vullnetin e ke të lindur,  apo është disiplinë?

Samantha Gjeci: Unë e kam vetë këtë disiplinë pasi jam rritur me një motër e cila ka qenë nxënëse  e mire dhe më vinte e natyrshme që të mësoja, pasi shembullin e kisha përballë.

CMG: Cila është nota më e ulët që ke nisur këtë sfidë?

Samantha Gjeci:  Nuk e mbaj mend, por pak a shumë 9 dhe 10 edhe ndonjë 8.

CMG: Sa orë në ditë studion?

Samantha Gjeci:  Nuk di t’jua them me saktësi, besoj 3-4 orë në ditë, varet nga lëndët që kam. Sepse unë kam bindjen që nuk është e rëndëishme të rrish gjithë kohës mbi libra, e rëndësishme është të lexosh në formë produktive dhe të nxjerrësh thelbin, pra të përdorësh inteligjencën në lexim. Ti mund të lexosh pafund libra, por në fund nuk mban mend asgjë, ndaj dhe duhet të jësh shumë inteligjent kur ti je duke lexuar.

Samantha Gjeci ( foto personale)

Samantha Gjeci ( foto personale)

CMG: Pjesën tjetër të ditës si e shpenzon, del me shokët e shoqet?

Samantha Gjeci:  Mua më pëlqen të lexoj. Më pëlqen të dal me shoqet e kushërirat. Më pëlqen të dëgjoj muzikë, sidomos shqiptare. Por doja të saktësoja diçka, ne njerezit që mësojme dhe që jemi të organizuar në jëtën tonë, e jetojmë jetën si gjithë të tjerët, madje unë e shijoj çdo ditë kohën time të lirë.

CMG: A bullizohesh nga nxënësit e tjerë?

Samantha Gjeci:  Nuk më ka ndodhur sepse tek shkolla ime që të mësosh shumë është një lavdërim dhe nxënësit përpiqen të mësojnë sa më shumë.

Përsa i përket të studimeve të saj në vazhdim, Samantha thotë se ka vendosur të qëndrojë në Itali për momentin sepse ka shumë mundësi dhe universitete të mirë. E pyetur nëse vjen shpesh në Shqipëri, Samantha tregon se vjen çdo vit për të kaluar pushimet e verës dhe zbulon se është nga Maminasi.

“Vij çdo vit në Shqipëri, i kaloj pushimet verore. Më pëlqen shumë Shqipëria e mesme, jam nga Maminasi. Më pëlqejnë edhe qytete e jugut, Saranda, Ksamili”, tregon Samantha.

Samantha tregon  edhe për familjen e saj. Ajo ka lindur në Itali, ndërsa babai i saj ka shkuar në Itali para 30 vitesh me varkat që niseshin nga Vlora në vitet 1991-1992. Sipas saj udhëtimi për në Itali ka qenë i rrezikshëm dhe fillimi i një jete në Itali ka qenë shumë i vështirë për të atin. Nënën e saj, babai e ka takuar në Shqipëri dhe pas disa vitesh ajo arriti të shkonte në Itali dhe të bashkohej me bashkëshortin.

CMG: Ke folur në media për mardhënien e ngushtë me familjen. Cili është mesazhi yt për ta?

Samantha Gjeci: Sot ju them; ‘Faleminderit për gjithë ato sakrifica që keni bërë për mua dhe që nuk ndaloni së më dhëni suport  maksimal, ju dua’!

Intervistoi: Megi Latifi