Kina i kërkon ShBA-së të veprojë për të përmirësuar lidhjet dypalëshe, ndërsa Yellen viziton Pekinin
2023-07-07 14:25:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina shpreson se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime konkrete për të krijuar një mjedis të favorshëm për marrëdhëniet ekonomike e tregtare ndërmjet të dy vendeve, tha të premten Ministria kineze e Financave, ndërsa sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet Yellen ka nisur vizitën në Pekin.

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA janë me dobi të ndërsjellë dhe nga luftërat tregtare apo "shkëputja dhe prishja e zinxhirëve" nuk ka fitues, shtoi ministria në deklaratën e saj.