Ndikimi i vendeve anëtare të OBSh-së në tregtinë botërore po rritet
2023-07-04 11:44:16

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u krijua në vitin 2001 nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani e Uzbekistani. Në vitin 2017, në Samitin e Astanës të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait u vendos t'u jepej Indisë dhe Pakistanit statusi i vendeve anëtare, duke e rritur numrin e vendeve anëtare nga gjashtë në tetë.

Ditët e fundit, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi se, qysh prej themelimit, OBSh-ja zbaton "Shpirtin e Shangait", duke forcuar miqësinë dhe besimin e ndërsjellë të vendeve anëtare, duke nxitur bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe duke luajtur rol konstruktiv në çështjet ndërkombëtare e rajonale. 

Foto nga VCG

Çfarë roli kanë luajtur vendet anëtare të OBSh-së në tregtinë botërore?

Sipas të dhënave doganore të Kinës, ndikimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në tregtinë globale është rritur që nga themelimi i saj më 2001, teksa pjesa e saj në tregtinë globale u rrit nga 5.4 për qind në vitin 2001 në 17.5 për qind më 2020.

Vlera e tregtisë globale të vendeve anëtare të OBSh-së është shtuar nga vetëm 667 miliardë dollarë, pa përfshirë Indinë dhe Pakistanin, më 2001 në 6.06 trilionë dollarë në vitin 2020. Prirja e përgjithshme e tregtisë globale të OBSh-së ka treguar rritje të qëndrueshme, pavarësisht luhatjeve në disa vite.

Tetë shtetet anëtare të OBSh-së - Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani, Uzbekistani, India dhe Pakistani - zënë 25 për qind të sipërfaqes tokësore të botës dhe 41 për qind të popullsisë së botës, dhe kontribuojnë për 24 për qind të PBB-së botërore. (Çang Çuo)