Kina shton përpjekjet për të përmirësuar shërbimet e kujdesit infermieror
2023-06-22 11:35:19

Foto nga VCG

Autoritetet shëndetësore kineze kanë publikuar një plan veprimi trevjeçar për të përmirësuar shërbimin infermieror dhe për përmbushur nevojat e njerëzve.  

Sipas planit të publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze, institucionet mjekësore duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të pasur një numër të mjaftueshëm infermierësh, veçanërisht në fushën klinike, citon “Xinhua”.  

Në plan thuhet se duhet të ketë të paktën një infermier klinik në dispozicion për çdo dy pacientë të shtruar në spitalet dytësore dhe terciare të vendit.  

Institucionet mjekësore inkurajohen të dërgojnë infermierë të kualifikuar për të ofruar kujdes profesional për pacientët që kanë dalë nga spitali, për të sëmurët terminalë dhe kujdes për të moshuarit me kufizime në lëvizje.  

“Vendi do të lehtësojë sektorët privatë të krijojnë qendra infermierie me bazë komunitare dhe të mbështesë qendrat e shërbimeve shëndetësore komunitare për të ofruar shërbime të kujdesit për të moshuarit për të përmbushur nevojat e larmishme të njerëzve në një mënyrë të përmirësuar”,- thuhet në plan. (Elona)