Foto nga CFP
Kina po i afrohet përpilimit të ligjit të parë të fokusuar specifikisht në zhvillimin e sektorit privat, pas publikimit të draftin për publikun të enjten.
Drafti, i cili përmban 77 nene në nëntë kapituj, përcakton trajtim dhe mbrojtje të barabartë të bizneseve private. Formulimi i tij synon të krijojë një mjedis të bazuar në ligj, të favorshëm për rritjen e të gjithë sektorëve ekonomikë, përfshirë ato privat, thanë ekspertët për mediat.
Projektligji për nxitjen e sektorit privat përfshin dispozita për sigurimin e pjesëmarrjes dhe konkurrencës së drejtë të bizneseve private në treg, përmirësimin e mjedisit investues dhe financues për to, mbështetjen e inovacioneve të tyre teknologjike, optimizimin e shërbimeve për ta dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të tyre.
Ai gjithashtu parashikon masa për rregullimin dhe drejtimin më të mirë të sipërmarrjeve, për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të bizneseve private dhe biznesmenëve përkatës, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të punonjësve të tyre.
Sipas draftit, shteti do të zbatojë një sistem të unifikuar të listave negative në mbarë vendin për aksesin në treg. Të gjitha subjekteve ekonomike, përfshirë edhe sipërmarrjet private, do t'u lejohet akses i barabartë në zonat që s'përfshihen në listat negative, në përputhje me ligjin.
Drafti propozon mbështetjen e sipërmarrjeve private që investojnë në industritë strategjike në zhvillim dhe në industritë e së ardhmes. Ai gjithashtu inkurajon përpjekjet për të përmirësuar dhe transformuar industritë tradicionale, si edhe për të marrë pjesë në investimet dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne.
Ai mbështet pjesëmarrjen e sipërmarrjeve private në projektet kombëtare të kërkimit shkencor dhe teknologjik. Gjithashtu mbështet sipërmarrjet private që kanë aftësi menaxhuese në përparimet e mëdha teknologjike, duke u dhënë atyre akses në infrastrukturën kombëtare të kërkimit shkencor.