Kryeministri Li: Kina mbështet me vendosmëri ndërtimin e Komunitetit ASEAN
2024-10-10 11:51:33

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Kina mbështet me vendosmëri ndërtimin e Komunitetit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), pozicionin qendror të ASEAN-it në bashkëpunimin rajonal si dhe rolin e saj më të madh në çështjet ndërkombëtare, tha të mërkurën në Vientiane Kryeministri kinez Li Qiang.

Kina është e gatshme të ketë shkëmbime të thelluara pikëpamjesh me të gjitha palët, lidhur me çështjet kryesore të bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta, për ta bërë rajonin një motor të rëndësishëm për zhvillimin global, shtoi ai. 

Li i bëri komentet në një deklaratë me shkrim të lëshuar pas mbërritjes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar Wattay të Vientiane në mbrëmje.

Ai do të marrë pjesë në takimet e liderëve për bashkëpunimin në Azinë Lindore dhe do të bëjë një vizitë zyrtare në Laos, me ftesë të Kryeministrit Sonexay Siphandone të Republikës Popullore Demokratike të Laos, kryesuesi aktual i ASEAN-it. 

Gjatë qëndrimit të tij, Li do të marrë pjesë në Samitin e 27-të Kinë-ASEAN, në Samitin e 27-të ASEAN Plus Three dhe në Samitin e 19-të të Azisë Lindore, që do të mbahet nga 9 deri më 12 tetor.