Kinë - SHBA: Zhvillohen bisedime telefonike mes Ministrave të Tregtisë
2024-10-09 11:58:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri i Tregtisë i Kinës, Wang Wentao, i kërkoi të martën SHBA-së të heqë sanksionet ndaj sipërmarrjeve kineze, gjatë në bisede telefonike me homologen e tij amerikane Gina Raimondo.

Wang tha se është thelbësore të sqarohen kufijtë e sigurisë kombëtare në fushat ekonomike dhe tregtare, pasi kjo do të ndihmonte në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, duke krijuar një mjedis të favorshëm politik për bashkëpunimin midis industrive të të dy vendeve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të shërbejnë si një spirancë stabilizuese në marrëdhëniet e përgjithshme midis dy vendeve, tha ai.

Wang shprehu gjithashtu shqetësime serioze, veçanërisht në lidhje me politikat e SHBA-së për gjysmëpërçuesit që synojnë Kinën dhe kufizimet ndaj automjeteve të lidhura me Kinën.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina i kërkon SHBA-së të marrë seriozisht shqetësimet e kompanive kineze, të heqë sanksionet ndaj sipërmarrjeve kineze sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përmirësojë mjedisin e biznesit për kompanitë kineze në SHBA, tha ministri Wang (Jiang Lei)