Evakuohen të sigurt nga Libani 215 shtetas kinezë
2024-10-09 15:16:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning deklaroi të martën në konferencë për shtyp, se pas përshkallëzimit të situatës midis Libanit dhe Izraelit, 215 shtetas kinezë, përfshirë tre shtetas nga Hong Kongu dhe një bashkëatdhetar nga Tajvani, u evakuuan të sigurt nga Libani me një anije dhe një aeroplan të posaçëm të dërguar nga qeveria kineze.

Mao Ning u shpreh se Kina i kushton vëmendje të madhe situatës Liban-Izrael. Pas kërkesës së qeverisë libaneze, qeveria kineze do të ofrojë ndihmë urgjente mjekësore materiale, për ta ndihmuar Libanin të zhvillojë procesin e asistencës mjekësore. (Fani)