Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi, AZHBR verifikim në terren të aplikimeve
2023-05-27 10:57:18

Foto nga ATSH

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vazhdon punën përmes kontrollit në terren të aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2023.

Deri më tani janë realizuar 3300 kontrolle në qarqe të ndryshme të vendit. Puna do të vazhdojë intensivisht edhe në vijim për kryerjen sa më shpejt të verifikimeve për të gjitha aplikimet, shkruan “ATSH”.

Masat e financimit kanë dhënë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv në rritjen e prodhimit, të të ardhurave dhe konkurrueshmërisë në zonat rurale.

Përmes masave mbështetëse qeveria mbështet fermerët, duke subvencionuar zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të bujqësisë në vend, për rritjen e sipërfaqeve të fermave organike, mbjelljet në serra, shtimin e numrit të krerëve në blegtori, mbështetje për bletarinë, etj. (Irma)