Rritet kapaciteti i sapoinstaluar i Kinës për energjinë e erës dhe asaj fotovoltaike
2023-05-26 11:25:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina shënoi rritje të qëndrueshme në kapacitetin e sapoinstaluar të energjisë së pastër në katër muajt e parë të vitit, pasi vendi rriti përpjekjet për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me energji dhe për të ulur emetimet, shkruan “Xinhua”.

Kapaciteti i sapoinstaluar i energjisë së erës dhe asaj fotovoltaike në Kinë arriti në 62.51 milionë kW nga janari deri në prill, bëhet e ditur nga të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjisë.

Shifra përbën 74 për qind të totalit të kapacitetit të sapoinstaluar të vendit, me 11.5 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Prodhimi i energjisë së erës dhe asaj fotovoltaike në Kinë arriti në 482.8 miliardë kWh gjatë kësaj periudhe, 26.8 për qind më shumë në bazë vjetore.

Deri në fund të prillit, kapaciteti i instaluar i energjisë së erës në Kinë arriti në 380 milionë kW dhe kapaciteti i instaluar i energjisë fotovoltaike arriti në 440 milionë kW. Të dyja së bashku përbënin 30.9 për qind të kapacitetit të instaluar të prodhimit të energjisë në vend. (Irma)