Kryediplomatët e Kinës dhe Burkina-Fasos, mesazhe urimi për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike
2023-05-26 19:51:58

CFP

CFP

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang dhe ministrja e Jashtme e Burkina-Fasos Olivia Ragnaghnewendé Rouamba i dërguan njëri-tjetrit mesazhe urimi për 5-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Qin Gang u shpreh se, para pesë vjetësh, Kina dhe Burkina-Faso bënë zgjedhjen historike për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke hapur kapitullin e ri të lidhjeve dypalëshe. Në këta pesë vjet, besimi politik i ndërsjellë ndërmjet dy vendeve është thelluar në mënyrë të pandërprerë, bashkëpunimi praktik në fusha të ndryshme ka qenë frytdhënës dhe miqësia dypalëshe është forcuar në zemrat e të dy popujve.

Olivia Ragnaghnewendé Rouamba u shpreh nga ana e saj se, në këtë moment të gëzuar të 5-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, Burkina-Faso sheh me kënaqësi zhvillimin e nivelit të lartë të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor me Kinën. (Xu Guang)