Shqipëria dhe Egjipti synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi
2023-05-24 11:46:20

Foto nga RTSH

Shqipëria dhe Egjipti synojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë. Lajmin e ka njoftuar në rrjetet sociale ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Ajo u takua në Romë me ministrin e Furnizimit dhe Tregtisë së Brendshme në Egjipt, Ali Al-Moselhi. Ministrja Krifca i ka shprehur ministrit egjiptian interesin për të zgjeruar eksportet bujqësore shqiptare, posaçërisht drufrutorëve, drejt tregut egjiptian, por edhe më gjerë. 

Ministrja bëri të ditur se të dy vendet po punojnë bashkërisht që së shpejti të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të lehtësojë shkëmbimet tregtare bujqësore mes tyre. (Elona)