Kryediplomati kinez përsërit thirrjen për bisedime paqësore për zgjidhjen e krizës së Ukrainës
2023-05-05 16:07:13

CFP

CFP

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm Qin Gang ritheksoi të enjten pozicionin thelbësor të Kinës mbi promovimin e bisedimeve të paqes për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së Ukrainës.

Gjatë takimit me homologun e vet rus Sergei Lavrov në Goa të Indisë, ku të dy kryediplomatët ndodheshin për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Qin tha se Kina është e gatshme që të ruajë komunikimin e bashkërendimin me Rusinë për të dhënë kontribut praktik në zgjidhjen politike të krizës.

Lavrovi u shpreh nga ana e tij se Rusia i kushton vëmendje të madhe dokumentit mbi pozicionin e Kinës për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës, duke shtuar që pala ruse vlerëson pozicionin parimor të palës kineze dhe është e gatshme të ruajë komunikimin e ngushtë me të me një qëndrim të hapur e të sinqertë.(Xu Guang)