Xi: Kina, e gatshme të kontribuojë më shumë për paqen dhe zhvillimin e Lindjes së Mesme
2023-03-28 15:42:40

foto/VCG

foto/VCG

Kina është e gatshme të punojë me Arabinë Saudite për të ndërtuar një bashkësi kino-arabe me një të ardhme të përbashkët në epokën e re dhe të kontribuojë më shumë për paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e Lindjes së Mesme, tha të martën presidenti kinez Xi Jinping.

Gjatë bisedimeve telefonike me Princin saudit të Kurorës dhe kryeministrin Mohamed bin Salman Al Saud, Xi theksoi po ashtu që Kina është e gatshme të punojë me Arabinë Saudite për të zbatuar rezultatet e vizitës së tij shtetërore në Arabinë Saudite, të Samitit të 1-rë Kinë - Shtetet Arabe dhe të Samitit të 1-rë të Këshillit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Gjirit vitin e kaluar, duke vazhduar të mbështesin njëri-tjetrin në çështjet me interes thelbësor për to.

Pala kineze dëshiron gjithashtu të zgjerojë bashkëpunimin praktik e shkëmbimet njerëzore me Arabinë Saudite dhe të nxitë zhvillimin më të madh të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Arabi Saudite, u shpreh Xi. (Artan)