Xinjiang synon të ketë 27 aeroporte gjatë këtij viti
2023-03-19 16:08:39

foto nga VCG

foto nga VCG

Numri i aeroporteve në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore parashikohet të arrijë në 27 gjatë këtij viti, duke u renditur i pari në Kinë, thanë autoritetet lokale, citon “China Daily”.

“Xinjiang Airport Group Co Ltd” bëri të ditur se ndër projektet rajonale të ndërtimit të aeroporteve të planifikuara për këtë vit, katër janë në vazhdim e sipër, ndërsa tre do të fillojnë.

Projekti i aeroportit civil të Barkolit në qytetin e Hamit rifilloi të premten. Ai është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2024, me qarkullimin vjetor të pasagjerëve të aeroportit parashikuar të arrijë në 300.000 dhe xhiron e ngarkesave në 700 tonë.

Deri në fund të vitit 2025, numri i aeroporteve në Xinjiang pritet të jetë 33 dhe mbulimi rajonal i aeroporteve do të arrijë në dy aeroporte për 100.000 km katrorë. (Irma)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG