Krijohet fabrika bakteriale artificiale për të sintetizuar proteinat në mënyrë më efikase
2023-03-19 15:36:49

foto nga VCG

foto nga VCG

Studiuesit kinezë kanë krijuar një lloj fabrike bakteriale artificiale që përdor energjinë diellore dhe dyoksidin e karbonit dhe azotin në ajër për të sintetizuar proteinat thelbësore për aplikime në bujqësi, mjekësi dhe mjedis, shkruan “Xinhua”.

Ndërsa disa organizma janë të aftë të prodhojnë molekula të dobishme biologjike, industria kërkon një sasi më të madhe të këtyre molekulave sesa ajo që mund të gjenerohet natyrshëm nga mikrobet.

Një zgjidhje është shtimi i polimereve përçues biokompatibël në biosistem për të përmirësuar fotosintezën dhe transferimin e elektroneve midis organizmave.

Studimi i botuar në revistën “Science Advances” përshkruan një polimer përçues të quajtur PFP, i cili është i përfshirë në një biosistem modular me energji diellore të përbërë nga tre baktere.

Studiuesit nga Instituti i Kimisë pranë Akademisë Kineze të Shkencave zbuluan se PFP mund të përmirësojë në mënyrë efektive fotosintezën dhe transferimin e elektroneve.

Eksperimenti tregoi se dy nga bakteret janë të afta të shfrytëzojnë sasi të shtuara të karbonit dhe azotit në ajër, ndërsa i treti mund t'i përdorë këto lëndë ushqyese për të prodhuar më shumë se dyfishin e acidit gama-poliglutamik sesa sistemi me tre mikrobe pa PFP. te studimi.

Acidi gama-poliglutamik është një përbërës i përdorur gjerësisht në aplikime nga prodhimi i kozmetikës deri tek trajtimi i ujit.

Sistemi mund të përdoret gjithashtu për të sintetizuar një antibiotik komercial të quajtur bacitracin A.

Ky sistem artificial ofron një mjet revolucionar për krijimin e proteinave funksionale sipas kërkesës që mund të përdoren në kufijtë e mjekësisë, ushqimit, energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, thanë studiuesit. (Irma)