Me Panairin e Kantonit rifillojnë të gjitha aktivitetet në terren pas pandemisë
2023-03-19 15:54:07

foto nga VCG

foto nga VCG

Edicioni i 133-të i Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës, i njohur gjithashtu si Panairi i Kantonit, do të rifillojë të gjitha aktivitetet në terren në Guangzhou nga 15 prilli deri më 5 maj, pasi është mbajtur kryesisht në internet që nga viti 2020 për shkak të masave parandaluese të Covid-19, njoftoi Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas zëdhënëses së ministrisë, Shu Jueting, panairi do të vazhdojë të ofrojë shërbim online për pjesëmarrësit.

Ky event është mbajtur dy herë në vit që nga viti 1957.

Shu tha se ndërsa Kina ka optimizuar në mënyrë dinamike masat për parandalimin e Covid-19, ndërmarrjet kineze dhe të huaja tani mund të marrin pjesë në panair, duke filluar në këtë mënyrë plotësisht aktivitetet me prani fizike.

“Zona e ekspozitës do të zgjerohet nga 1.18 milionë metra katrorë në 1.5 milionë metra katrorë këtë vit. Mbi 30.000 ndërmarrje kineze dhe të huaja do të marrin pjesë në panairin tregtar. Ndërmarrjet pjesëmarrëse kineze përfshijnë më shumë se 5000 kryesore prodhuese dhe të teknologjisë së lartë”,- tha zëdhënësja e ministrisë. (Irma)

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG