Astronomët kinezë zbulojnë kandidatin më të afërt dhe më të lehtë të yllit neutron
2023-03-19 15:40:47

foto nga VCG

foto nga VCG

Një grup astronomësh kinezë identifikuan një kandidat të veçantë ylli neutron në një sistem binar, 385 vite dritë larg nga Toka, i cili mund të jetë ylli neutron më i afërt dhe më i lehtë i njohur ndonjëherë, nëse konfirmohet, bën të ditur “Xinhua”.

Studiuesit nga Universiteti i Pekinit dhe Observatorët Kombëtarë Astronomikë nën Akademinë Kineze të Shkencave raportuan zbulimin bazuar në vëzhgimet e teleskopit spektroskopik të Kinës (LAMOST) dhe teleskopit Nanshan me fushë të gjerë 1 metër (NOWT) në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, sipas studimit të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters”.

Deri më sot janë zbuluar vetëm shtatë XDINS (Yje neutron të izoluar me rreze X), objekte të veçanta me sinjale radio. Ata janë mbiquajtur Shtatë të Madhërishmit dhe ndodhen rreth 391 deri në 1630 vite dritë larg nga Toka.

Sipas studimit, të dhënat spektrale të LAMOST nënkuptuan praninë e një disku të vogël grumbullimi rreth kandidatit të yllit neutron dhe/ose një niveli të aktivitetit të diskut të grumbullimit. (Irma)